Ministrja maqedonase paralajmëron rishqyrtimin e teksteve shkollore

19:52 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit të Maqedonisë, Renata Deskoska paralajmëroi rishqyrtimin e teksteve shkollore të të gjitha niveleve.

Ajo tha se me këtë çështje do të merren ekspertët dhe komisionet.

Sipas saj, çdo përmbajtje për të cilën do të vërtetohet se është e gabueshme apo nxitë gjuhë të urrejtjes, do të largohet nga tekstet shkollore. Pos teksteve shkollore Deskoska paralajmëroi rishqyrtim edhe të lekturave, për çka ka pranuar edhe një kërkesë nga shoqata e shkrimtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme