Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes Komisionit Rregullator për Banim dërgoi apet te të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive t’i dezinfektojnë hapësirat e përbashkëta në ndërtesa.
“Sipas rekomandimeve të Shtabit koordinues kryesor, të gjitha bashkësitë e pronarëve të ndërtesave banesore si dhe menaxhuesit e ndërtesave banesore duhet të ndërmarrin aktivitete për dezinfektim të hapësirave të përbashkëta të
ndërtesës banesore, si dhe në sipërfaqet rreth ndërtesave banesore të cilat janë në funksion të ndërtesave nga mjetet e mbledhura të llogarive të veçanta për fondin rezervë, nëse pajtohen pronarët e pjesëve të veçanta në objektin banesor për shfrytëzim të mjeteve për këtë qëllim”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Rekomandimet e Shtabit koordinues kryesor janë në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...