Google ADS

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që gratë shtatzëna dhe të moshuarit të lirohen nga puna

18:36 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Komisioni për parandalimin e efekteve të dëmshme nga i ftohti, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, pas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për fazën e portokalltë në gjithë shtetin, ka sjellur rekomandimet e mëposhtme:

– Të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare.
– Punëtorët që punojnë në qiell të hapur të riorganizojnë orarin e punës prej orës 10:00 deri 16:00, me pauza të kohëpaskohshme në hapësira të ngrohta.
– Në rast të vështirësive në frymëmarrje, rekomandojnë qytetarët menjëherë të paraqiten tek mjeku amë.

Ata thonë se Komisioni pranë Ministrisë së Shëndetësisë në vazhdimësi ndjek gjendjen në gjithë shtetin dhe opinioni do të njoftohet në kohë./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme