Ministria e Shëndetësisë mbyll spitalin privat në Shkup, ku humbi jetë një lehone

19:24 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot i ka hequr licencën spitalit privat “Sante Plus” në Shkup, në të cilin ndërroi jetë një lehonë gjatë lindjes.

“Pas inspektimit që ka bërë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në këtë spital, ka konstatuar parregullsi në punën e tij rreth kuadrit dhe pajisjeve që dispononte ky spital, dhe me këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i tërheqë licencën spitalit privat ‘Sante Plus’”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria shtojnë se nuk do të komentojnë raportet e obduksionit të trupit të lehonës së vdekur, pasi sipas tyre është ai dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme