Thuajse një muaj pas publikimit të udhëzimit zyrtar për përdorimin e emrit të ri të Maqedonisë – Maqedonia e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme, ende nuk e ka përkthyer në gjuhën shqipe të njëjtin edhe pse madhësia e të njëjtit është një faqe e formatit A4, njofton Portalb.mk.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka informuar mediat maqedonase me formën e saktë të përdorimit zyrtar dhe ndërkombëtar të emrit të ri të shtetit, në bazë të ndryshimeve kushtetuese të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 12 shkurti i këtij viti. Udhëzimi është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërkaq deri më tani si mediat shqiptare, por edhe opinioni më i gjerë nuk kanë një dokument zyrtar në gjuhën shqipe se si duhet ta përdorin emrin e ri të shtetit.
Në kushte kur nuk kanë version zyrtar për përdorimin e emrit të ri në gjuhën shqipe, mediat shqiptare janë të detyruara ta përkthejnë nga anglishtja ose maqedonishtja, secili në formën e vet. Nga Qeveria premtuan përpara një jave se të njëjtin dokument do ta përkthejnë dhe do ta publikojnë në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, por afati i premtimit kaloi, dokumenti ende s’është përkthyer.
Nga ana tjetër, Qeveria nuk i ka përkthyer ende emrave e rinj të institucioneve shtetërore. Nga Qeveria arsyetohen se ende janë në proces, pasi që grupet ndër-resoriale këtë po e bëjnë duke e sinkronizuar paralelisht me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Pasi Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi më 15 janar, institucionet e pushteti ekzekutiv, legjislativ, gjyqësorit dhe të vetëqeverisjes lokale, do të flasin edhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve – gjuhën shqipe. Nëse e njëjta nuk ndodh me tabelat deri pas gjashtë muajve, dhe me aktet nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi