Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, më 28 korrik formoi grup pune për përpilimin e një analize për realizimet dhe pasojat projektit “Shkupi 2014”. Qëllimi i kësaj lëvizje është të bëhet vlerësim i të gjitha aspekteve nga projekti nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës.
Koordinator në grupin e punës është profesori universitar Mirosllav Gërçev, ndërsa anëtarë tjerë janë Nikolla Naumovski, Martin Panovski, Donka Barxhieva dhe Zllatko Teodosievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në mbledhjen e parë anëtarët e grupit të punës konstatuan se më prioritare do të jetë të bëjnë inventarin e gjitha objekteve të projektit “Shkupi 2014″, që do të jetë pjesë e analizës. Anëtarët gjithashtu kanë konstatuar se do të jetë e nevojshme formimi i ekipeve speciale, nga profesorë të dëshmuar, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të projektit”, informojnë nga Ministria e Kulturës.
Sipas të dhënave të BIRN, në projektin “Shkupi 2014” deri tani janë harxhuar mbi 683 milionë euro, për ndërtimin e 137 objekteve të dokumentuara.
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...