Google ADS

Ministria e Financave të Maqedonisë: Këtë vit duhet të paguhet borxhi i jashtëm prej 437 milion euro

17:49 | 14 Janar 2020
Arbresh.info

Ankandi i letrave me vlerë të qeverisë së sotme është ankand i rregullt i planifikuar dhe shpallur me kalendarin e ankandit në përputhje me tërheqjen e parashikuar të brendshme të vendosur nga Buxheti i vitit 2020, megjithëse duhet të theksohet se numri i ankandeve është dyfishuar nga viti 2017 e këtej, deklarojnë nga Ministria e Financave.

“Letrat me vlerë të qeverisë janë një burim i lirë i financimit të deficitit buxhetor, por edhe i detyrimeve të vjetra. Për shembull, interesi për bonet 12-mujore të emetuara në ankandin e sotëm qëndron në 0.6%, ndërsa në fund të muajit duhet të kthejmë këstin e dytë të kredisë PBG-huas në shumë prej 155 milion euro, të marrë në vitin 2013 me norma e interesit prej 3.9 përqind ose më shumë se gjashtë herë më e lartë”, thonë nga Ministria.

Nga atje shtojnë se këtë vit për të paguar është borxhi i jashtëm prej 437.8 milion euro dhe shlyerjet e borxhit të brendshëm prej 264.9 milion euro./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme