Google ADS

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë: Cilësia e Ligjit për Prokurorinë Publike është kusht për bisedimet me BE-në

17:49 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Kushtet për fillimin e negociatave me BE-në nuk është miratimi çfarëdo ligji për prokurorinë publike, por miratim i një ligji cilësor me të cilën do të mundësohet e drejta dhe drejtësia dhe dënimi i krimit në vendin tonë, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga atje thonë se për fat të keq, udhëzimet që i ka pranuar lideri i OBRM-PDUKM-së, Mickoski nga menaxheri i tij nga Budapesti, dhe të cilët janë të stërmbushura me amendamente, janë kundër parimeve të qeverisjes të së drejtës dhe drejtësisë në vend.

“Ligji në vete bartë pasoja të rënda për kryerësit e veprave penale. Ajo bartë rëndësi të madhe në vete në menaxhimin e procesit i cili duhet të mundësoj vazhdimin e ndjekjeve penale dhe finalizimin e procedurave gjyqësore kundër funksionarëve të lartë të partive politike të tanishëm dhe të kaluar, të cilët tani duhet ta mbështesin ligjin. Thjesht, rëndësia është në atë se prek një numër të madh të palëve të cilët pritet që të mbështesin ligjin në Kuvend me qëllim që të fillohen bisedimet me BE-në”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

 

Të ngjashme