Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha ka vizituar njësinë rajonale në Tetovë.
Me këtë rast ministri Hoxha tha se ka patur nderin që personalisht t’i shpërndajë kartelat për naftë të gjelbërt fermerëve nga Tetova, Zhelina, Tearca dhe Jegunovca. Në këtë njësi rajonale, janë të përfshirë gjithsej 1304 fermerë nga rajoni i Tetovës, kurse vlera e përgjithshme e kartelave është rreth 4.3 milion denarë.
Këto kartela bujqëve u vijnë në shërbim pikërisht në kulmin e korrjes dhe para fillimit të mbjelljes vjeshtore, pikërisht në kohën kur karburantet janë më se të nevojshme dhe në kohën kur makineritë bujqësore shfrytëzohen më së shumti nga fermerët u shpreh Hoxha.
Deri në fund të javës, kartelat për naftë të gjelbërt do të shpërndahen në të gjitha njësitë e tjera rajonale në të gjithë vendin. Për këtë masë janë siguruar gjithsej 200 milionë denarë.
Kartela është e destinuar për furnizim me karburant dizel në çdo pikë karburanti të SHA Makpetrol në të gjithë territorin e RMV-së. Afati i fundit për shfrytëzimin e mjeteve të disponueshme në “kartelën e gjelbërt” është deri në fund të muajit prill të vitit 2022. /tetovasot/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...