Google ADS

Ministri serb thotë se po i humbin 1.1 milionë euro në ditë nga taksa

15:54 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se  ekonomia serbe po vuan një humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës së Prishtinës prej 100 përqind për mallrat ndaj Serbisë.

Ljajiç tha për Radio Televizionin e Vojvodinës se që nga futja e taksës 11 muaj më parë, më pak mallra i janë dërguar Kosovës për  374 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë para se tw vendosej taksa.

Sipas tij, Beogradi nuk ka prezantuar kundërmasa ndaj Prishtinës sepse siç tha ai “ne blejmë pak nga Kosova por edhe sipas tij arsye  tjetër është edhe “mosardhja në një situatë të shpërndarjes artificiale të fajit”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme