Pasi dje Ministria e Jashtme konfirmoi se një diplomat i vendit ka qenë i arrestuar javën e shkuar në Serbi në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc gjatë hyrjes në RMV, Ministri Jashtëm Bujar Osmani paralajmëroi veting të plotë për të gjithë diplomatët që të mos ndodhin skandale të këtilla.
Siç meret vesh bëhet fjalë për Zv/Shefin e Misionit të OSBE-së në Vjenë, Mile Mileknkovski që kishte fletarrest ndërkombëtar për veprën që e kishte bërë para tre viteve. Në një udhëtim privat, me ndihmën e një personi tjetër ka ndihmuar që të arratiset nga Armenia vëllain e Presidentit të shkarkuar armen, për të cilin në Armeni janë zhvilluar procese për fshehje tatimesh dhe pasuri të jashtëligjshme.
“Kam ndërmarrë një sërë masash dhe vendimesh që nënkuptojnë vendimin për tërheqjen e mandatit në Vjenë, ngrirjen e marrëdhënies së punës deri në zbardhjen e rastit dhe vendosa që të bëhet një veting i jashtëzakonshëm për të gjithë diplomatët në MPJ duke shfytëzuar mekanizmat e certifikatave të NATO-s, ato kombëtare dhe të gjithë mekanizmat tjera që të mos ndodhin gjëra të këtilla”, tha Osmani.
Këto komente Osmani i bëri në konferencën e sotme në Parkun e Qytetit, ku ka lansoi nismën “Diplomacia e gjelbërt – normaliteti i ri” dhe ka njoftuar për hapat konkret dhe projektet, përmes së cilës do të zbatohet kjo nismë.
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...