Agim Nuhiu, ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë ka thënë për Alsat se Policia e shtetit është duke bërë përpjekje për të kthyer në normalitet situatën në Kuvend.
Ai ka kritikuar policinë për neglizhencë.
“Dalëngadalë policia po rikthen kontrollin në Kuvendin e Maqedonisë. Forca të policisë janë nisur për atje dhe është bërë plani për të hapur një kordon për të mundësuar daljen e deputetëve dhe gazetarëve brenda hapësirave të Kuvendit”, ka thënë Nuhiu.
“Unë dua të saktësoj për opinionin se ne me kohë themeluam një shtab, kam emëruar person përgjegjës. Vlerësimet e mia të para janë se policia nuk ka qenë në nivelin e duhur për të realizuar planin që kishim hartuar më parë. Megjithatë policia aktualisht është në godinën e Kuvendit dhe po bën përpjekje për të nxjerr nga kuvendi deputetët dhe gazetarët”, tha Nuhiu.
Nuhiu tha se situata po normalizohet, është drejt qetësimit. Ai konfirmoi se ka deputetë, gazetarë dhe përfaqësues të policisë të lënduar nga protestuesit. Sipas tij policia dalëngadalë po kthen nën kontroll situatën dhe pas pak pritet edhe evakuimi i deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në Kuvend. Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi për intervenimin e vonshëm të policisë.
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...