“Për momentin, në vendin tonë nuk ka të aktivizuar rrjet 5G”, theksoi në emisionin “360 gradë” në Alsat, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
Në lidhje me dyshimet që janë shfaqur në publik me rrezatimin e kësaj teknologjie në mjedis, ministri thotë se në Maqedoni testi i vetëm i rrjetit 5G është bërë në dhjetor të vitit të kaluar.
Ai deklaroi se testi është zbatuar nga “Telekomi”, dhe është bërë për qëllime komerciale.
Mançevski gjithashtu komentoi vendet që tashmë kanë bllokuar këtë teknologji.
“Brukseli ka bllokuar zhvillimin e rrjetit në qytet, por pjesa tjetër e Belgjikës është e mbuluar me sinjal. Nuk bëhet fjalë për diçka që nuk ekziston në botë. Në Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë rrjete aktive 5G, në Zvicër, ku gjithashtu ka pasur dyshime, ekzistojnë rrjete të tilla aktive brenda territorit”, tha Mançevski.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...