Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, ka mbërritur në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, në kuadër të vizitës së tij zyrtare një ditore në Maqedoni, raporton AA.
Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit me të cilët pritet të diskutojë temat aktuale në rajon dhe më gjerë.
Shefi i diplomacisë turke në kuadër të qëndrimit të tij në Maqedoni, gjatë ditës së nesërme do të takohet me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, ku pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftojnë se në takim do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.
“Ministrat do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në planin ndërkombëtar”, theksojnë nga MPJ e Maqedonisë.
Në kuadër të vizitës së tij, poashtu është e paraparë që ministri Çavushogllu të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov dhe nga kryeministri Zoran Zaev.
Mbrëmjen e të dielës, ministrat Çavushogllu dhe Dimitrov do të marrin pjesë në sofrën e iftarit, të organizuar në nder të ministrit turk nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO) dhe Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB).
Poashtu në këtë sofër të iftarit është paralajmëruar prania e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut