Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua, që shumica e popullatës në Serbi ende mendojnë, që Rusia u ofron ndihmë më të madhe finaciare, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.
“Problemet kryesore të Ballkanit e kanë origjinën në vendet përkatëse: reformat e vonuara, korrupsioni, stagnimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike”, tha Gabriel, raporton DW.
Ai theksoi se ndihmat që i ofrohen rajonit të Ballkanit nga Bashkimi Evropian duhen të kenë më shumë rezultate.
“Unë nuk e kuptoj që, për shembull, që nga rruga e aeroportit për në qendër të Beogradit shoh reklama të mëdha dedikuar marrëdhënieve ruso-serbe, ndërsa nuk shihet e njëjta gjë për bashkëpunimin me BE-në”, shtoi ai. “Ne duhet t’i përshpejtojmë projektet e mëdha infrastrukturore, që janë ekonomikisht të domosdoshme dhe përmbajnë një simbolikë të fortë – si për shembull autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë”.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë