Google ADS

Ministri i Financave: Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike

15:41 | 17 Dhjetor 2021
S D

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike. Vendimin përfundimtar, siç tha, do ta sjell Komisioni rregullator për energjetikë, por pritshmëritë e Qeverisë janë se rritja nuk do të jetë e ndjeshme.

“Qeveria ka përllogaritje dhe prandaj vendimi i Qeverisë, si pronare e EMV-së është se me cilin çmim të shkohet ndaj furnizuesit universal. Kjo është politikë publike e Qeverisë- që të zbutet efekti i çmimit, shkohet me çmim më të ulët të energjisë elektrike. Prandaj, mjetet buxhetore shkojnë në EMV që të mbulohet ajo humbje dhe të zbutet efekti i çmimit”, ka thënë Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Ka rikujtuar se ndaj EMV-së janë dedikuar katër miliardë denarë dhe 980 milionë denarë shtesë. Në buxhetin e vitit 2022 janë planifikuar edhe mjete për rikapitalizimin e EMV-së.

Si masa që janë në drejtim të mbështetjes së qytetarëve, Besimi ka përmendur edhe uljen e TVSH-së dhe ndihmës financiare prej një mijë denarë për familjet e rrezikuara sociale dhe 9.000 pensionistëve me të ardhura të pakta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme