Ministri i brendshëm i Maqedonisë rezulton pozitiv me koronavirus

08:26 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka njoftuar se ai ishte pozitiv për virusin korona dhe se kishte filluar izolimin në shtëpi.

“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19.

“Pamja ime klinike është e mirë, me simptoma të lehta dhe tashmë jam në vetëizolim në shtëpi. Kujdesuni për veten tuaj”, shkruan ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme