Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kërkesës së ministrit serb të Arsimit Bozhidar Ruzhiq, i cili ka kërkuar që në shkolla të intonohet himni i Serbisë gjatë orës së parë më 1 shtator.
Kamberi tha se obligim primat duhet të jetë sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptar në Luginë, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja së diplomave.
Ai theksoi se nuk do të befasohej nëse vendimi i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS.
“Ministri paska harruar se obligimi i tij primar ndaj fëmijve, para imponimit të dëgjimit të himnit, është sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkolla shqipe dhe njohja e diplomave”.
“Nuk do të befasohem nëse vendimi i Juaj i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla, e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS”.
Reagimi i plotë:
Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë i Republikës së Serbisë, z.Branko Ruzhiq, paska marrë vendim që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më 1 shtator, të intonohet himni i Serbisë.
Qëllimi i një vendimi të këtillë qenka “respektimi i flamurit, stemës dhe himnit” për ta “ruajtur identitetin tonë”, ka sqaruar ai.
Ministri paska harruar se obligimi i tij primar ndaj fëmijve, para imponimit të dëgjimit të himnit, është sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkolla shqipe dhe njohja e diplomave.
Secili prej nesh duhet të ruajë identitetin e vet dhe kjo është pika në të cilën pajtohemi.
Por, shtrohet pyetja a është himni, intonimin e të cilit Ju po urdhëroni, gjithëpërfshirës apo përjashtues?
A përfaqëson vetëm identitetin serb, apo edhe të pakicave? Si do të ndikojë te pakicat një atmosferë e këtillë imponuese.
Pakicat në Serbi përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë dhe ato kanë identitet të ndryshëm nga ajo që Ju po doni t’i impononi. Kjo është një realitet sado që Ju po mundoheni ta injoroni.
Respekti është raport i dyanshëm. Do të jeni i respektuar në masën e njëjtë që respektoni të tjerët.
Në atmosferën në të cilën Serbia me ligj diskriminon shqiptarët, sidomos në çështjet identitare – mohimi i të drejtës së përdorimit të simbolit kombëtar – çfarëdo vendimi politik, qoftë ai imponues, nuk mund të ndikojë në ngritjen e respektit ndaj diskriminuesit.
Prandaj edhe ky vendim nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos politizim i panevojshëm i shkollave dhe arsimit për nevojat e patriotizmit tuaj të rrejshëm.
Nuk do të befasohem nëse vendimi i Juaj i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla, e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...