Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, mbrëmë vizitoi zyrtarët policorë të SBP Tetovë, gjatë orës policore.
Ai tha se është e rëndësishme që t’u besohet policëve dhe të mbështeten në punën e tyre.
“Ata kanë detyrë që të japin kontribut për të mbrojtur qytetarët nga armiku i padukshëm, me të cilin lufton gjithë shteti, por edhe e gjithë bota. Unë si ministër jam i bindur se këtë ata e bëjnë me zemër”, tha Çulev.
Nga fillimi i zbatimit të masave, në rajonin e SPB Tetovë gjithsej 77 persona nuk i kanë respektuar masat për kufizim të lëvizjes, përcjell telegrafi maqedoni.
Pjesa më e madhe, gjegjësisht 72 persona kanë qenë të moshës prej 18-67 vjeç, ndërsa katër persona kanë qenë nën moshën 18 vjeçare.
Ndërsa në kuadër të masave që i merr MPB, janë arrestuar gjithsej 61 persona, ndërsa ndaj 6 tjerëve është dhënë vërejtje.
Në territorin e SPB Shkup numri i personave me vendim për t’u izoluar është 147, ndërsa numri i atyre që kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim është 147.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...