Ministri Bujar Osmani do të flasë para Komisionit kuvendor për Politikë të Jashtme

09:19 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sot me fillim në orën 11.45 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është paralajmëruar të mbahet Seancë e Komisionit kuvendor për Politikë të Jashtme.

Këtu do të flasë Ministri për Punët të Jashtme i vendit, Bujar Osmani.

Këtë për TV21 e ka konfirmuar kryetari i Komisionit, deputeti Antonio Milloshovski.

Dalja e Osmanit para komisionit vjen pas disa thirrjeve të opozitës që ai si kryediplomat i vendit të flasë mbi dështimin për të nisur negociatat anëtarësuese në Bashkimin Evropian, e kjo si pasojë e vetos bullgare.

Të ngjashme