Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID 19, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, e veçanërisht sektorit të gastronomisë që t’i respektojnë protokollet!
Bekteshi theksoi se numri i të infektuarve në këtë periudhë është me të vërtetë shqetësues dhe mund të shkaktojë kthimin e gjendjes kur do të duhet të merren masa kufizuese.
“KUJDES! Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 këtë periudhë është me të vërtetë shqetësuese, që mund të na rikthej deri në një situatë ku duhet të marrim masa RESTRIKTIVE, e të cilat padyshim se do të ishin në dëm të ekonomisë në vendin tonë”.
“Andaj, apeloj tek të gjithë qytetarët që fillimisht të vaksinohen dhe veçanërisht te sektori i gastronomisë që të zbatojnë protokollet gjatë veprimtarisë së tyre, kështu do ta ruajmë shëndetin, por edhe ekonominë në përgjithësi”, ka shkruar ministri Bekteshi!
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri