Me pranim-dorëzimin e funksionit, ministrat e rinj edhe zyrtarisht e filluan mandatin katërvjeçar. Pjesa më e madhe e tyre dje i morën funksionet, ndërsa mbetet sot edhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov t’i këmbejnë funksionet dhe të të fillojnë të udhëheqin m resorët e rinj që u takuan, pas çka Qeveria e re edhe zyrtarisht do të fillojë me realizimin e programit të saj.
Në takimin e djeshëm me përfaqësues të katër odave ekonomike në vend, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Qeveria tërësisht do të jetë e përkushtuar ndaj ekonomisë, përforcimit të kompanive, eksportit dhe se do të zhvillojë politikë stabile tatimore.
“Dërgojmë porosi për fokus dominues të Qeverisë ndaj ekonomisë, standardit ekonomik, rritjes dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik sepse niveli në të cilin kemi ardhur me të vërtetë është “penalizuar”, ndërsa para nesh është periudha e papërsëritshme të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Dërguam porosi për parashikim në periudhën që paraprin, do të ketë edhe periudhë stabile pa zgjedhje të parakohshme, katërvjeçare, shumë të rëndësishme për ekonominë vendore e cila do të mund të bëjë plane për rritjen dhe zhvillimin e saj dominues dhe ta ketë parasysh parashikimin për cilat do investime të ardhshme apo cilat do aktivitete të sektorit afarist”, deklaroi Zaev pas takimit.
Në periudhën vjeshtë-dimër pasojnë, siç paralajmëroi, pako të reja për ndihmë ekonomisë e cila është e goditur nga kriza me koronovirusin. Masat do të dimensionohen së bashku me odat, në mënyrë që, siç tha Zaevi, të maksimmizohen të gjitha efektet.
Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pas dy takimeve të ndara me përfaqësues të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme të cilët kërkojnë mësim të kombinuar, por edhe me Nismën e prindërve të cilët kërkojnë hapje të shkollave, porositi se Qeveria ofron model të kombinuar për fillim të vitit mësimor dhe çdokund ku janë përmbushur kushtet nga protokollet të cilat tashmë janë miratuar, mësimi do të mund të fillojë me prani fizike në shkolla, pavarësisht nga klasa dhe mosha e fëmijëve.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...