Minishengeni ballkanik, Imrane Ramadani: Marrëveshje e panevojshme, e bën Serbinë lider në Ballkan

09:43 | 10 Nëntor 2020
Arbresh.info

Shqipëria dhe Serbia nënshkruan online memorandumin për lëvizjen e lirë në kuadër të minishengenit ballkanik.

Tashmë, lëvizja mes dy vendeve do të bëhet vetëm me kartë identiteti. Po ashtu, Rama, Zaev dhe Vuçiç nënshkruan edhe një tjetër memorandum për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19.

Në një intervistë për Euronews Albania, ish kandidatja për deputete në Maqedoninë e Veriut, Imrane Ramadani dhe pedagoge e shkencave politike tregoi se qasja e tre liderëve politik për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19 është diçka shumë pozitive por se sa do të realizohet mbetet për t’u parë.

“Meqenëse shifrat sa vijnë e rriten dhe bëhen edhe më alarmante atëherë mendoj që reagimet janë edhe të vonuara,” – teksa theksoi se ky vendim i tre liderëve politik nuk është marrë në kohën e duhur.

Në qëndrimin e saj nëse ky vendim do të ishte marrë më herët mbase nuk do të arriheshin këto shifra.

Për marrëveshjen e minishengenit ballkanik, Imrane Ramadani tregoi se i përket grupit skeptik të njerëzve që është më shumë kundër se pro, pasi sipas saj në këtë mënyrë shteti më i fortë do ta udhëhiqte këtë minishengen.

“Mendoj se është e panevojshme një marrëveshje e tillë ku në mënyrë indirekte do ta bënte Serbinë një lidere të Ballkanit,” – shtoi Ramadani.

Pyetur nëse një bashkëpunim i tillë do të nxiste përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit Imrane Ramadani theksoi se përveç pjesës ekonomike nëse marrim parasysh Kosovën që ende nuk i ka të kryera bisedimet me Serbinë atëherë nuk sheh asnjë qasje tjetër pozitive.

Të ngjashme