Google ADS

Milloshoski: Maqedonia nuk do të marrë datë për negociata me BE-në në dhjetor

10:14 | 30 Nëntor 2021
A. B.

Vendi nuk do të marrë datë për negociata me BE-në në dhjetor, as në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pretendon deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski pas bisedës me delegatët evropianë në margjinat e konferencës transatlantike të sigurisë në Uashington.

“Nga biseda me bashkëbiseduesit del konkluzioni se këtë dhjetor Maqedonia nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në. I njëjti rezultat i pafavorshëm pritet në periudhën janar-korrik 2022. Ndërkohë, Shqipëria po bën përpjekje diplomatike për t’u shkëputur nga paketa me Maqedoninë për të rritur mundësitë e saj për të marrë një datë negocimi vetë, por është ende e pasigurt nëse ky opsion do t’i bindë të gjithë anëtarët e BE-së që të marrin një vendim unanim për hapin e dëshiruar të Tiranës zyrtare drejt Brukselit”, ka shkruar Milloshoski në Facebook.

Ai informoi se në Uashington në margjinat e Konferencës së Sigurisë Transatlantike ka arritur të bisedojë me: Cedric Perrin (Francë), Ine Seride (Norvegji), Jan Farski (Republika Çeke), Monica Gregorcic (Slloveni), Mimi Kodeli (Shqipëri) dhe Audronis Azubali (Lituani).

“Kam diskutuar për tema të interesit bilateral, si dhe për diskutimet në Bruksel lidhur me procesin e integrimeve evropiane”, ka shkruar Milloshoski./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme