Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas publikimit të memorandumit nga Bullgaria, e cila tenton ta bllokojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka kërkuar që Kuvendi unanimisht të miratojë rezolutë për mos-negocim në asnjë rast me çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Milloshoski tha se do të ketë debat në komisionin kuvendar që ai e drejton, duke thënë se kontestimi i identitetit dhe gjuhës së një populli është vlerë anti-evropiane.
“Do të ishte mirë që Kuvendi si kundër-përgjigje ndaj Kuvendit Kombëtar bullgar të miratojë një deklaratë të përbashkët, në të cilën identiteti i popullit maqedonas, mëvetësia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha ngjarjet tjera kulturore dhe kombëtare do të konfirmoheshin bashkërisht dhe me këtë edhe të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identitetit kulturor dhe kombëtar të kontinentit”, tha Antonio Milloshoski.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...