Profesori Vlladimir Millçin e ka kritikuar Qeverinë Zaev, duke thënë se premton shumë, por shumë pak realizon nga ajo që premton.
I ftuar në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta), Millçin thotë se Qeveria shumë shpejt e harron atë që e ka premtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se nuk sheh më shumë drejtësi, nga ajo që kishte gjatë kohës së qeverisjes së kaluar, të cilën e konsideron si regjim.
Millçin thotë se ka dallim te mediat sepse konsideron se janë më të hapura dhe nuk ka arrestime spektakolare, duke shtuar se Qeveria nuk do të amnistohet nga kritikat dhe reagimet.
Profesori konsideron se Kancelarja Angela Merkel e ka nënçmuar Kryeministrin Zoran Zaev, për çështjen e emrit./Telegrafi/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen