Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq pas reagimit të Sofjes zyrtare tha se Maqedonia e Veriut i përmbushi të gjitha kushtet demokratike për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, por u bë shprehi që vendi “të shutohet” nga secili.
“Kjo s’është në rregull. Ai shtet, ai popull deri tani paguan çmim të shtrenjtë. Ata u përmbahen rregullave dhe janë shembull. Përmbushën të gjitha kushtet demokratike”, tha Milanoviq.
Ai rikujtoi se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar edhe emrin me kërkesë të Greqisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, ambasadorja e Kroacisë në Bullgari u thirr për bisedë në MPJ-në bullgare për sqarime rreth deklaratës së Milanoviqit./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...