Duke u betuar në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur në Zyrën Presidenciale në Pantovçak, Zoran Milanoviç mori detyrën si president i Republikës së Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Milanoviç u zgjodh për president në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 janar të këtij viti, pasi me shumicë votash fitoi presidenten e deritanishme Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Përurimi presidencial i Milanoviçit njëherit është i pari që nuk është mbajtur në sheshin “Markov” në Zagreb dhe me më së paku të ftuar deri më tani. Në inaugurim kanë marrë pjesë mbi 40 persona, zyrtarë sipas funksionit, në mesin e të cilëve dy ish-presidentët Stjepan Mesiç dhe Ivo Josipoviç.
Pasi Milanoviç dha betimin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Miroslav Sheparoviç tha: “Shpall se Milanoviç merr detyrën nesër, 19 shkurt”.
“Zgjedhjet janë metoda për të arritur kompromis paqësor midis shumë dëshirave të njerëzve të ndryshëm. Një është e vërteta, ndërsa tjetra është vullneti legjitim politik që me atë të vërtetë të bëjë diçka ose të mos bëjë asgjë. Si ta mbajmë të vërtetën dhe dëshirën të ndara, veçanërisht sot kur teknologjia në mënyrë të paparë lehtëson manipulimin e dëshirës njerëzore”, tha ai.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...