Mijëra serb demonstrojnë përsëri kundër presidentit Vuçiq

15:05 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Mijëra njerëz në Beograd dolën dje ne rruge për të protestuar kundër “dhunës” së presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe qeverisë së tij ndaj opozitës dhe medias.

Mijëra njerëz demonstruan në mbrëmje në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kundër qeverisë së Aleksander Vuçiqit, shkruan gazeta The Epoch Times përcjell arbresh.info

Nën sloganin “ Stop këmisha të përgjakshme!”, opozita kishte protestuar rrugëve një javë më parë kundër përdorimit të forcës së qeverisë kundër kritikëve.

Protestuesit u mblodhën në qendër të kryeqytetit edhe kur binte borë duke protestuar me postera me mbishkrime të tilla si “Vucic – Hajn”, “Ata gënjejnë, vjedhin… Unë jam aq i zemëruar” ose pyetja “Sa kohë duhet Serbia të durojë të keqen?”

Demonstrata u drejtuar nga disa liderë të opozitës, përfshirë ish-ministrin e jashtëm Vuk Jeremiç dhe kryebashkiakun e Beogradit Dragan Djilas. Shumë pjesëmarrës morën bilbile dhe brirë – si në protestat masive në vitet ’90 kunder ish-sundimtarit serb Slobodan Millosheviç.

Historiku i protestës është një sulm ndaj kryetarit të së majtës serbe, Borko Stefanoviç, në nëntor në Krushevc. Aleanca e opozitës Aleanca për Serbinë (SZS), e cila përfshinë një shumëllojshmëri të gjerë të partive, dyshon se sulmuesit ishin mbështetës të Partisë Progresive Serbe të Vuçiq (SNS). Qeveria hedh poshtë akuzat.

Kjo ishte demonstrata e parë më madhe e opozitës që nga pranvera e vitit 2017, kur mijëra serbë kryesisht të rinj dolën në rrugë pas fitores zgjedhore të Vuçiç. Kritikët e tij e akuzojnë atë për sundimin autoritar dhe për të zhuritur opozitën, mediat dhe shoqërinë civile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme