Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar.
Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiq largohu”.
Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.
Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd.
Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”.
Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë.
Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa – caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiq.
Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës.
Protesta filloi para Kuvendit të Serbisë. Kur kolona u drejtua drejt Gazelës, e gjithë traseja e rrugës “Knez Milosh”, 1.6 kilometra e gjatë, ishte e mbushur me njerëz, ashtu sikurse edhe rrugët tjera që qojnë në këtë rrugë.
Qytetarët kalonin në heshtje dhe herë pas here ndalonin dhe duartrokitnin numrin e madh të njerëzve të mbledhur.
Gjatë bllokimit të aksit të autostradës, pranë Gazelës dhe Qendrës së kongresit Sava, është lejuar kalimi i automjeteve të emergjencës.
Pjesëmarrësit mbanin pankartat “Nuk dua që fëmija im të lindë në shtet të dhunës”, “Happy mbaroi”, “Informatori është gënjeshtër”, “Pink është vrasës” dhe “REM është e keqja” (të gjitha këto janë media në Serbi).
Cilat janë kërkesat?
Ndër kërkesat, përveç mbajtjes së seancës urgjente të Parlamentit për të diskutuar për sigurinë, është edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Alleksandar Vullin.
Kërkohet zëvendësimi i Organit rregullator të mediave elektronike (REM), mbylljea e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin, si dhe marrja e frekuencave kombëtare televizioneve Pink dhe Happy.
Ata kërkojnë gjithashtu anulimin e “reality shfaqjeve” dhe programeve të tjera që promovojnë dhunën.
Opozita nuk hoqi dorë nga protesta e re edhe pasi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, caktoi seancën për situatën e sigurisë më 18 maj, e cila ishte një nga kërkesat e protestës.
Përfaqësuesit e partive që thirrën protestën, thanë se me këtë nuk u plotësuan kërkesat e protestuesve.
Protestat u organizuan pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.
Një sulmues, 13-vjeçar ,vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësuese.
Një ditë më vonë, në fshatrat Malo Orashje dhe Dubona, një sulmues 21-vjeçar vrau tetë dhe plagosi 14 persona.
Protesta e parë u mbajt më 8 maj, ndërkaq autoriteteve iu dhanë pesë ditë afat për plotësimin e kërkesave.
Ditëve të kaluara, protesta u organizuan edhe në Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë.
Cili është reagimi i qeverisë?
Pushteti akuzoi opozitën se po e “politizon tragjedinë”.
“Ndjenjat e njerëzve u keqpërdorën në mënyrën më brutale. Prisja që ata të propozonin disa masa, por gjithçka doli politikë e thatë”, tha presidenti serb Alleksandar Vuçiq, më 8 maj, në televizionin Happy.
Vuçiq gjithashtu ftoi qytetarët të vijnë në Beograd më 26 maj, në një tubim “për të mbrojtur vlerat liridashëse dhe demokratike të Serbisë”.
Ai tha se takimi do të mbahet para Kuvendit Popullor ose në Sheshin e Republikës.
Kush ka dhënë dorëheqjen deri tani?
Për shkak të tragjedisë në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, deri më tani, dorëheqje ka dhënë ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq, më 7 maj.
Autoritetet njoftuan një prani të shtuar të policisë në shkolla, ashpërsim të politikës penale dhe “çarmatimin e plotë të Serbisë”. /REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...