Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ende nuk ka vendosur nëse do të japë mendim pozitiv në mënyrë që Sasho Mijallkov të mund të dalë nga Shutka apo do të japë mendim negativ dhe ai do të mbetet prapa grilave. Lënda sipas ankesës është në Gjykatën Penale dhe e presin Prokurorinë e Vilma Ruskovskës të vendosë nëse garancia prej mbi shtatë milion euro është e mjaftueshme.
“Prokurori i lëndës përgatit mendim dhe ende nuk është prononcuar për propozimin e garancisë për të cilin po tregoni interes. Pas garancisë së propozuar, publiku do të informohet në kohën e duhur pasi të jetë përgatitur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në dy raste të mëparshme, prokuroria ka dhënë mendim negativ mbi garancitë e propozuara”, thone nga Prokuroria.
Mijallkovi, me garancinë milionëshe, kërkon që paraburgimi i tij të zëvendësohet me masë më të butë. Garancinë që e ka ofruar përmes avokatëve të tij është rritur me çdo mendim negativ nga Prokuroria, me dyshimin se ish shefi i policisë sekrete mund të arratiset, duke pasur parasysh forcën e tij financiare. Mijallkovi në Shutkë është nga 26 shkurti, kur u arrestua për përgjimin disavjeçar të paligjshëm. Ndaj tij u caktua paraburgim tjetër në rastin “Thesari” për blerjen e pajisjeve të përgjimit, ku u dënua me tetë vjet burg. Ai është në burgun e Shuto Orizarës gati dy muaj e gjysmë.
Ai tani përballet me aktvendim të ri në rastin “Tortura”, për arrestimin brutal të Lube Boshkovskit në vitin 2011. Mund të dënohet me tre deri në tetë vjet burg. Përveç gjykimeve rrjedhëse, Prokuroria e krimit të organizuar gjithashtu ngriti ndaj tij kallëzim penal në rastin “Parcelat në Vodno”.
Mijallkov dyshohet të ketë ndihmuar kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski për të blerë 11,000 metra katrorë tokë në Vodno, duke fshehur se Gruevski është blerësi dhe duke organizuar që transaksioni të shkojë përmes një kompanie “of shor” në Belize.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...