Gjykata e Apelit-Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkov në lëndën “Target-Fortesa”, dhe ka konfirmuar vendimin për paraburgim.
“Gjykata e Apelit-Shkup, në seancën e sotme (12.03.2021) ka sjell vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit S.M. nga Shkupi të deklaruar përmes avokatit të tij, hidhet poshtë si të pabazë, ndërkohë që vërtetoi vendimin e shkallës së parë, me të cilën shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndërrohet me paraburgim si masë për të siguruar praninë e të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov me 26 shkurt u dënua me 12 vjet burg për rastin “Target-Fortesa”./alsat
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...