Transaksionet e parave dhe pronës në Republikën e Çekisë, janë arsyet për arrestimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prona në Republikën Çeke të Mijallkovit rrisin mundësinë që ai mund të arratisej, duke shitur pronat e mëdha në Maqedoni, kjo thuhet në vendimin për të cilin i kanë caktuar paraburgim Mijallkovit, njofton televizioni “1TV”.
Jozyrtarisht, kishte edhe një letër nga Drejtoria e Inteligjencës Financiare se kishte më shumë se 11 milionë euro në dy llogari bankare që ishin të afërta me Mijallkovin.
“Gjyqtari që merrej me çështjen pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të mbuluara nga propozimi ka miratuar vendimin që pranonte propozimin dhe caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit të Shkupit brenda 24 orëve pas pranimit të vendimit”, informojnë nga Gjykata Penale.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...