Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e rëndësisë më të madhe për të ardhmen e Serbisë dhe në qoftë se arrin ta zgjidhë këtë, presidenti Aleksandar Vuçiq, do të mbahet mend si politikani më i madh serb në histori.
“Janë të paktë ata që e shohin gjithë kontekstin e çështjes së Kosovës. Të cilët e shohin gjithë gërshetimin e Kosovës me raportet në rajon, rrugën tonë në BE, marrëdhëniet me Turqinë, SHBA-në dhe Rusinë, dhe më e rëndësishmja, me të ardhmen e Serbisë. Vuçiq këtë e sheh dhe ka mundësi për ta zgjidhur këtë çështje. Nëse me shqiptarët e zgjidhim çështjen e Kosovës, Vuçiq do të mbahet mend si politikani më i madh serb në dy shekujt e fundit”, deklaroi zv/kryeministrja serbe, për gazetën “Kurir”, përcjell Telegrafi.
Këto komente zëvendëskryeministrja serbe i ka bërë në kohën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është duke u përgatitur për dialogun e brendshëm me të gjitha isntitucionet serbe për Kosovën.
Në një intervistë për Associated Press, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e pranoi se zgjidhja e konfliktit është në interes të Beogradit, e se për këtë arsye kishte nisur bisedimet e brendshme.
“Kemi konflikt të ngrirë prej shumë vitesh. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vitet e ardhshme? Nuk mendoj se është kështu. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, deklaron ai.
“Me shqiptarët mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vitet e ardhshme”, vijoi me tej Vuçiç, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa lëshime”, k thënë ai.
BE-ja po ndërmjetëson bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Evropë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...