Kemi marrëveshje ndërkombëtare, nuk më pëlqen, por është marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar dhe do ta respektojë, tha kryetari i Demokracisë së Re Kirjakos Micotakis gjatë panel diskutimit në Forumin ekonomik në Delfi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse ato si qeveri nga fillimi do t’i hapin çështjet e Marrëveshjes së Prespës me të cilën nuk dakordohen, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lideri i partisë më të madhe opozitare greke, shpjegoi se nëse ka çështje që mund të shqyrtohen, do ta bëjnë këtë, ndërsa theksin e vendosi në kompanitë nga Greqia Veriore që e përdorin termin “maqedonas”. Theksoi se janë plotësisht të pambrojtur, sepse “nuk ka mbrojtje të markës maqedonase për përdorim tregtar”.
“Unë po bëjë gjithçka që mundem që ta sqarojë qëndrimin tim, mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ekzistojnë ndjeshmëri të caktuara në Greqinë Veriore. Qartë them përgjegjësia ime kryesore, njëjtë sa më intereson se çfarë ndodh në Ballkan, nuk thash se nuk dua marrëveshje, por përgjegjësi kryesore e imja, nuk do të lejojë kjo marrëveshje ta destabilizojë Greqinë, sepse ne duam që rajoni të stabilizohet. Dhe ekziston rrezik i madh të ndodh një gjë e tillë, posaçërisht për shkak ndjenjave të cilat mbizotërojnë në Greqinë Veriore. Kjo është në thelbin e problemit të identitetit”, theksoi kryetari i Demokracisë së Re.
Micotakis tha se 70 për qind e grekëve dhe 95 për qind e votuesve të Demokracisë së Re vlerësojnë se marrëveshja është e keqe dhe përsëriti se partia e tij nuk dakordohet me pjesë që ka të bëjë me gjuhën dhe kombësinë maqedonase.
“Nuk është shtetësi, por kombësi me veçoritë, kulturën, gjuhën, civilizimin. Ky është definim për identitetin kombëtar. Asnjë qeveri greke në rajonin e ndërlikuar ballkanik, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë. Dhe askush nuk na ka sqaruar pse nuk ka të paktën identitet maqedono-verior”, tha lideri i Demokracisë së Re.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...