Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në Prilep në takim me qytetarët tha se “Zoran Zaev vazhdimisht i gënjen qytetarët se Maqedonia po ecën para”.
Ai potencoi se OBRM-PDUKM është një hap deri në fitoren mbi padrejtësitë dhe duhet shumë pak kohë, edhe disa hapa që të bëhet triumfi që do ta hapë derën për zgjedhje të parakohshme kuvendare, ku OBRM-PDUKM do ta çojë Maqedoninë në rrugët e duhura që populli i meriton, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Realiteti sot është i vështirë dhe është realitet i hidhur. Kemi punë me dy Zaevë, njëri në rrethin e parë thoshte se po shkëlqejmë, se shkojmë para, se ekonomia është e fuqishme, se investimet dhe punësimet rriten ndërsa Zaevi i dytë që kemi tash në këtë rreth zgjedhor thotë se nuk është mirë, se do të ketë pastrime”, tha Mickoski.
Ai tha se më 5 maj duhet të zgjidhet për drejtësi dhe qytetarët e Maqedonisë ta zgjedhin Gordana Siljanovska Davkovën për kryetare të shtetit.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin