Më vjen keq që tragjedia dhe fiaskoja që po ndodh me përhapjen e virusit, Zoran Zaev e përcjell në një luftë të thjeshtë politike të përditshme, në një situatë kur më shumë se 50 persona infektohen çdo ditë, ndërsa numri i të vdekurve po rritet, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
“Masat kundër krizës me coronavirusin janë hequr me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive të udhëhequr nga politikani Karaxhovski, dhe vendimi është marrë nga qeveria e Zaevit dhe Spasovskit. Shumica në atë qeveri i takojnë Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Ata duan të paraqesin që unë dhe OBRM-PDUKM jemi qeveria, vetëm që të amnistohen nga përgjegjësia e tyre për vendime dhe vlerësime të gabuara”, shkruan Mickoski në Facebook.
Ai shtoi se Ministri Naqe Çulev është një profesionist i lartë i cili, siç tha ai, punon në përputhje me vendimet e qeverisë, zbaton ligjet dhe mbron qytetarët.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...