Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në një intervistë për “1TV” e ka quajtur skandaloze arratisjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të nderit të partisë, Nikolla Gruevskit.
Ai kategorikisht hodhi poshtë spekulimet se ai njihte planin e Gruevskit dhe se ai ishte informuar për takimin e tyre të fundit të fshehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pyetja e vërtetë është se si ndodhi kjo. Pse institucionet kompetente e lejuan arratisjen. Ata e dinë shumë mirë se ku lëviz unë, pse ata nuk do ta dinë për Gruevskin, i cili u dënua me dy vjet burg. Nëse ata vërtetë nuk e dinë atëherë bëhet fjalë për lëshim të madh. Është koha për të ndaluar shfaqja e organizuar nga qeveria jonë. Unë inkurajoj hetimet për të gjetur fajtorët dhe ndihmësit”, tha Mickovski.
Mickoski gjithashtu tha se në takimin e fundit me Gruevskin përpara arratisjes së tij, kanë diskutuar disa tema.
Ai gjithashtu mohoi se vizitat e tij në Serbi dhe Hungari kishin të bënin me ikjen e Nikolla Gruevskit.
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...
Arrihet marrëveshja, stopohet greva në KEK