Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e vërtetoi autenticitetin e bisedës mes tij dhe Zoran Milenskit – Kiçeec, që sot u publikua në ‘Youtube’. Ai tha se bëhet fjalë për montazh i pushtetit aktual.
“Është vetëm një bisedë që po montohen për nevojat e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Mendojnë se do t’u ndihmojë në fushatën e tyre për ta ulur debaklin që ju vijon”, tha Mickoski.
Ai tha se vërejtjet e OBRM-PDUKM-së për punën e PSP-së nuk kanë qenë kërkesa të Orce Kamçev për të shpëtuar nga prokuroria.
“OBRM-PDUKM asnjëherë nuk ka kundërshtuar punën e PSP-së, por në të kaluarën dhe tani e përsëri, kur ajo vepronte kishte indikacione serioze për keqpërdorime dhe ndikim politik. Kjo u vërtetua me çantën Lusi Vuiton”, tha Mickoski.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç