Mickoski: S’ka teste për coronavirus

11:22 | 20 Mars 2020
V. S.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Deutsche Welle tha se Maqedonia s’ka teste për coronavirusit dhe po testohen rastet më akute.

“Publikisht do të pyes, pse deri tani janë bërë 260 testime? Përgjigja është se nuk kanë teste. Po testohen rastet më akute”, thotë Mickoski.

Në pyetjen se pse bashkëpartiakët e tij kritikojnë ashpër për mënyrën se si Qeveria po menaxhon gjendjen me coronavirusin, Mickoski thotë:

“Për shtatë ditë ju bëjmë thirrje të bisedojmë. Shtatë ditë zgjat marrëdhënia injoruese ndaj thirrjes sonë. Shtatë ditë zgjati ‘muaji i mjaltit’ i Filipçes dhe të tjerëve në Qeveri. Ai muaj mjalti tashmë ka përfunduar. Nuk mund të duartrokasim. Duhet realisht ta shohim gjendjen në shtet. Publikisht parashtroj pyetje: sa persona kemi personal shëndetësor, mjek dhe kuadër infermier? Sa epidemiologë ka? Ku janë të angazhuar ata? Pse deri tani janë bërë 260 testime?”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se qindra persona janë kthyer nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm dhe nuk janë testuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme