Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se për vendin janë shumë të rëndësishme ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot për ne ky është një moment domethënës sepse pas dy vitesh, fjalë për fjalë dy vjet, me premtime dhe fjalë boshe, sot më në fund mund të shohim diçka që duhet të jetë pjesë e ëndrrës që kemi si qeveri dhe kështu vendi ynë të jetë shteti pritës i tre udhëkryqeve. Dhe është një kryqëzim transporti, hekurudhor dhe energjetik. Kjo është ëndrra jonë. Kjo është ëndrra ime personale dhe si kryetar i Qeverisë do të bëj gjithçka për ta bërë realitet”, tha kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Ne jemi një vend pa dalje në det, për fat të keq dhe dikush mund ta konsiderojë këtë si një disavantazh, por ne duhet të jemi të zgjuar dhe ta përdorim atë disavantazh në favorin tonë, sepse jemi një udhëkryq natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme, Korridorit 8 dhe Korridorit 10.
Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...