Lideri i OBRM-PDUKM-së në Maqedoni të Veriut, Hristijan Mickoski thotë se pushtet njoftoi se e ka ditur para 4 muajve agresionin mbi Ukrainën, që do të thotë se kanë pasur kohë për përgatitje për çmimet e larta të dhe tronditjen ekonomike.
Ai thotë se ajo çka po ndodhë sot në Maqedoni nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por pasojat e paaftësisë së Qeverisë.
Mickoski në Facebook shkruan se rritja e çmimeve të derivateve të naftës është një goditje e lartë sociale mbi qytetarët në të gjitha pikëpamjet, mbi të punësuarit, të papunësuarit, bujqit, industrinë dhe ekonominë.
Mickoski shton se nuk është koha për fjalë, Qeveria urgjentisht duhet të heq gjysmën e akcizës për derivatet e naftës dhe të pranojë propozimin e OBRM-PDUKM-së e cila është bllokuar në Kuvend.
Ai kërkon që Qeveria të ulë edhe TVSH-në për ushqimet. Në vend të 5% të shkallës së tatimit për ushqime, të bëhet 0%.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...