Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për “Veçer Press” në lidhje me zgjerimin e BE-së theksoi se ka vullnet te partnerët evropianë, por ka kritika të shumta për nivelin e madh të korrupsionit dhe krimit në Maqedoni.
“Konkludimi është se ka vullnet dhe dëshirë nga partnerët tanë evropianë që Maqedonia t’i filloj bisedimet për të cilat i përmbushi kriteret para 11 ose 13 viteve. Maqedonia e ka shumicën e miqve në Bruksel, që e kuptojnë qëndrimin e Maqedonisë, por nuk e kuptojnë qëndrimin e Bullgarisë, që për momentin paraqet pengesë serioze për nisjen e bisedimeve. Kritikat më të mëdha nga Brukseli drejt Maqedonisë janë për krimin dhe korrupsionin në shtet dhe kjo nuk është fshehtësi e madhe, për shkak se sipas raportit të Transparency International jemi në vendin e 111-të ose më të korruptuarit në Evropë”, tha Mickoski.
Ai shtoi se mospasja e reformave cilësore dhe menaxhimi i dobët me pandeminë e coronavirusit janë disa nga vërjejtet e dipolimatëve.
“Ju thash se e gjithë kjo që është konkluduar në raporte është e saktë, dhe se qëllimi im ishte që të bisedoj me miqtë për të fituar sa më shumë miq që do të qëndrojnë pas nesh në ditën kur do t’i nisim bisedimet me BE-në dhe me sukses t’i përfundojmë ato bisedime për të qenë anëtarë të BE-së”, tha Mickoski./Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...