Për OBRM-PDUKM nuk është e pranueshme marrëveshja me Greqinë dhe me atë shteti vendoset tërësisht në një situatë të paparashikuar, ndërsa çështja e referendumit po shfrytëzohet nga qeveria për të hamendur qytetarët.
Këtë mesazh e përcolli lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kancelarit Sebastia Kurz, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.
Në takim, siç thonë nga OBRM-PDUKM, Mickoski ka thënë se i gjithë procesi i bisedimeve është zhvilluar në mënyrë jotransparente dhe se opozita nuk ka qenë e konsultuar, ndërsa marrëveshja nuk reflekton interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë.
“Për OBRM-PDUKM pyetja për referendumin më shumë shfrytëzohet nga pushteti për krijuar konfuzion tek qytetarët me qëllim që të fshihet përmbajtja e vërtet se për çka realisht duhet të vendoset, a ajo është marrëveshja me Greqinë”, thuhet në deklaratë.
Mickoski tha se për anëtarësimi në BE dhe NATO paraqet interes shtetëror dhe se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Popullore të Austrisë si parti motra në kuadër të Bashkimit Evropian./telegrafi
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...