Mickoski: Pushteti të ndal terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe

20:49 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Gjatë protestës së sotmen, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i bëri thirrje pushtetit ta ndalë, siç tha ai terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe. Mickoski ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të dëgjojë fatet e këtyre njerëzve, që nuk dinë si ta presin fundin e muajit.

“Sot mund të takoni baba të tre fëmijëve vetëm pse ka refuzuar ta votojë LSDM-në. Nënë e vetme është larguar nga puna pse ka refuzuar të anëtarësohet në LSDM. Tjetrit i është shqiptuar procedurë disiplinore vetëm sepse ka qenë pjesë e spoteve politike të VMRO-së…Për secilin prej tyre sot protestoj.”

“Prandaj protestojmë nga Ministria e padrejtësisë deri tek Ministria e torturës” shtoi Mickoski, duke paralajmëruar edhe protesta të tjera siç tha, “në mbrojtje të interesave kombëtare”./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme