Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se pensionistët manipulohen nga pushteti për arsye se Qeveria në fillim të këtij viti e ndryshoi metodologjinë e përllogaritjes së rritjes së pensioneve dhe në këtë mënyrë u zvogëloi 400 denarë, përkatësisht në vend 1.100 denarë rritje të pensioneve, pensionistët do të marrin 700 denarë rritje.
“Rritja e paralajmëruar e Qeverisë është edhe një premtim parazgjedhor i Zoran Zaevit”, tha Mickoski.
Sipas tij, Maqedonia nuk ka rritje të pensioneve që ndjekin rritjen e shpenzimeve për jetesë dhe se haptazi po manipulohet me rritjen e pensioneve dhe me pensionistët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në fakt pensionistët në vend të marrin rritje për 1.100 denarë që ju takonte sipas metodologjisë e që kjo Qeveri e ndryshoi në fillim të këtij viti, fitojnë vetëm 700 denarë”, tha mes tjerash Mickoski.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...