Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hritijan Mickoski gjatë shënimit të përvjetorit të 29 të partisë tha se dy gjëra janë të sigurta, se pushteti i Zaevi po bie ndërsa ai i partisë së tij po ngrihet.
Ai tha se kurdo që të mbahen zgjedhjet ata janë të gatshëm dhe se qeveria e re e cila do të formohet, Maqedoninë do ta çojë vetëm përpara.
“Nga kjo perspektivë, dy gjëra janë të sigurta: e para është siguria se LSDM-ja bie kurse e dyta është se Zaevi është në gjunjë dhe në baltën e tij kurse OBRM-PDUKM-ja në zgjedhje, kurdo që ata të mbahen do ta formojë qeverinë e re me të cilën Maqedonia do të shkojë vërtetë përpara. Mos mendoni se kam harruar nga ku kemi filluar dhe gjithçka që kemi kaluar këto, pothuajse, dy vite”.
“Edhe ata që besuan në fillim por edhe ata që nuk besuan por shpresuan se “ndoshta”, por edhe ata që akoma nuk besojnë por e di që do të besojnë, u them se LSDM-ja dhe Zoran Zaev janë nisur në tatëpjetë nga e cila nuk ka kthim. Kurse OBRM-PDUKM-ja nga dita në ditë bëhet gjithmonë e më e fortë, më e organizuar dhe më e vetëdijshme se na pret shumë punë, shumë punë që Maqedonia të ketë sukses. Fitorja e OBRM-PDUKM-së do të jetë fitorja e Maqedonisë. Këtë, nga këtu, në këtë përvjetor të 29, ua premtoj”, tha Mickoski./Telegrafi.com/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...