Kryetari i OBRM-PDUKM-së në konferencë për shtyp tha se me kujdes po e ndjekin gjendjen me zhvillimin dhe përhapjen e coronavirusit dhe se vlerësimet janë shqetësuese dhe gjendje nuk përmirësohet.
“Shëndeti është mbi të gjitha, dhe nuk ka çmim, por si shoqëri duhet të pranojmë se vjen një periudhë krize për ekonominë e Maqedonisë”, thotë Mickoski, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas tij nuk duhet të flitet në detaje për lëshimet dhe mosgatishmërinë e institucioneve dhe institucioneve për të luftuar coronavirusin mirëpo kjo, thotë Mickoski, nuk duhet të shndërrohet luftë ndërpartiake për politikë dhe se nuk do të hidhet vaj në zjarr ndërsa për përgjegjësinë do të bisedohet pas përfundimit të krizës me coronavirusin.
“Është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të sillen disa masa anti-krizë për shëndetin e qytetarëve dhe ndihmesë për ekonominë e goditur. Gjatë ditës së djeshme, në konsultim me ekipin e mjekëve dhe anëtareve të Komisionit për Shëndetësi të OBRM-PDUKM-së, si dhe me ekipin ekonomik përgatitën dhe sot formojmë disa masa për mbrojtje të qytetarëve dhe ndihmë për biznesin”, thotë Mickoski.
Për t’u zbatuar këto masa dhe duke pasur parasysh se Kuvendi është i shpërndarë dhe jofunksional, Mickoski thotë se partia e tij propozim që të shpallet gjendje krize në gjithë territorin e shtetit.
“Së pari të propozojmë paketë shtesë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si furnizim i mjeteve antiseptike dhe përdorim falas për qytetarët si dhe shteti duhet të sigurojë maska dhe doreza falas për qytetarët. E treta është formimi i një ekipi ekspertësh, e përforcuar nga institucionet ekzistuese shtetërore që do të kontrollojnë keqpërdorimet eventuale të çmimeve të larta për shitjen e maskave, mjeteve anti-sepitke dhe ndihmesat tjera parandaluese”, thotë Mickoski.
Ai thotë se duhet të sigurohen mjete falas për punëtorët me rrezik të lartë e që krahas punëtoreve shëndetësorë janë edhe punonjëset në çerdhe, punëtorët e transportit publik, punëtorët në sportele dhe reduktimi i punës së administratës shtetërore duke e përgjysmuar.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen