Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i bëri thirrje Prokurorisë të nis hetim për rastin që u publikua dje nga partia ku thuhet se zyrtarët policorë në mënyrë të organizuar kanë maltretuar qytetarët në fushatë zgjehdore.
Mickoski po ashtu sqaroi se dëshmitë janë dorëzuar edhe te ndërkombëtarët.
“Kemi dëshmi që janë dorëzuar te prokuroria dhe i bëj thirrje prokurorisë të del me hetim dhe ky hetim të kulminojë me kallëzim penal, për shkak se atje kemi më shumë se 40 policë që janë të afërt me LSDM-në, e shihni se çfarë retorike ka atje, e shihni fjalin e atyre personave që duhet të jenë shembull në vendet ku funksionojnë”, tha Mickoski.
Ai tha se nëse ka më shumë se dy persona atëherë është krim i organizuar dhe i bëri thirrje prokurorisë të veprojë./Telegrafi/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...