Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski pret që më 5 maj të ketë cenzus në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e veriut.
“Kryetar i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë është profesoresha Gordana Siljanovska – Davkova. Pres që të ketë cenzus më 5 maj”, i shpreh Mickoski për gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I pyetur nëse do të merr përgjegjësinë mbi vete poqese kandidatja Siljanovska nuk e merr mbështetjen e popullit, ai thotë se Shtabi zgjedhor do të prezantojë raportin për gjithçka është punuar në zgjedhje, që më pastaj Komiteti qendror të vendos se çfarë do të bëjë më tutje partia, pra në cilin drejtim do të lëvizë.
Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, Mickoski deklaroi se grupet e punës punojnë, por ata janë të përqëndruar në zgjedhjet presidenciale.
“Kjo është ende në verzion pune. Mendoj se të gjitha forcat janë të përqëndruara në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale”, deklaron Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës për votat e Blerim Rekës, Mickoski thotë se deklarata e Selës është në drejtim të përmirësimit të demokracisë, pra qytetarët janë sovranë të votës.
“Deklarata e tij është në drejtim të përmirësimit të demokracisë, në drejtim të esenciales në demokraci, e kjo është ajo që qytetarët janë sovram të pamposhtur të të drejtës së tyre të votës”, tha Mickoski./Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin